KARRIERA

Zhvillimi i karrierës

Punonjësit tanë, kanë meritën kryesore për suksesin e kompanisë sonë, dhe për këtë arsye ne punojmë për zhvillimin e tyre të vazhdueshëm në drejtim të arritjes dhe avancimit të njohurive dhe aftësive shtesë. Sektori ynë i Burimeve Njerëzore punon në krijimin e planeve vjetore të trajnimit për çdo punonjës. Në këtë mënyrë sigurojmë profesionalizëm, përkushtim dhe motivim të lartë të punonjësve tanë që përmes realizimit të qëllimeve të tyre, të punojnë në realizimin e qëllimeve të kompanisë sonë. 

 

Zhvillimi i vazhdueshëm, përgjegjësia, profesionalizmi, puna ekipore dhe transparenca janë vlerat e korporatës që ne zhvillojmë te punonjësit tanë nëpërmjet punës, qëndrimit ndaj aktiviteteve të punës dhe raportit mes kolegëve. Respekti reciprok, besimi dhe atmosfera dinamike e punës na bëjnë të ndihemi të gatshëm për të gjitha sfidat me të cilat përballemi. 

 

Ne në BFF - Baby Food Factory shpërblejmë gatishmërinë e dalluar për punë, zhvillim, marrje iniciative dhe pranim të përgjegjësisë për punën dhe zhvillimin personal.