RRETH NESH
Vlerat tona
Vlerat tona
Zhvillimi i vazhdueshëm
Ne vazhdimisht i zhvillojmë njohuritë dhe aftësitë tona (në nivel personal dhe profesional). Ne ndajmë njohurinë dhe përvojën e fituar. Ne përdorim sugjerimet e kolegëve me synim përparimin tonë të vazhdueshëm.
Përgjegjësia
Ne qëndrojmë të vendosur pas vendimeve tona dhe marrim përgjegjësinë për punën tonë. Ne përmbushim detyrimet tona në kohë. Me shembullin tonë, ne inkurajojmë të tjerët që të veprojnë me përgjegjësi.
Profesionalizmi
Ne jemi të orientuar drejtë cilësisë dhe i respektojmë procedurat dhe standardet e kompanisë. Ne jemi të përkushtuar ndaj inovacioneve dhe përsosmërisë në punën tonë. Ne e mirëmbajmë hapësirën tonë të punës dhe kujdesemi për gjërat në pronësi të kompanisë.
Puna në skuadër
Ne e kultivojmë besimin e ndërsjelltë dhe marrëdhënien e sinqertë, sepse jemi të vetëdijshëm që së bashku mund të bëjmë më shumë. Ne pranojmë mendime, qëndrime dhe përvoja të ndryshme. Ne i mbështesim kolegët tanë, i ndihmojmë ata, gëzohemi dhe e ndajmë suksesin.
Transparenca
Ne komunikojmë direkt, qartë dhe me çiltërsi. Ne jemi të hapur ndaj gabimeve dhe mbështesim mësimin prej tyre. Ne vlerësojmë sinqeritetin sepse është një parakusht për përparim dhe zhvillim.