FABRIKA
Procesi i prodhimit
KUJDESI PËR RRITJEN E SHËNDETSHME TË TË VEGJËLVE TANË, PËRFSHIN MË SHUMË SE PRODHIMIN E USHQIMIT PËR FËMIJË
Sistemi ynë i prodhimit bazohet në 4 parime themelore:
1. Lëndët e para të cilësisë së lartë
Lëndët e para që përdorim janë miratuar për prodhimin e ushqimit për foshnja sipas standardeve më të rrepta evropiane.
2. Procesi i kontrolluar i prodhimit
Akses i kontrolluar (akses i kontrolluar vetëm për punonjësit e autorizuar në hapësira të caktuara)
Ajri i kontrolluar (ajri i filtruar në mënyrë speciale)
Ajri i kondicionuar dhe i kontrolluar në hapësirat e punës
Temperatura e rregulluar e hapësirës së punës (produkti paketohet në kushte optimale)
Laboratori (mikrobiologjik dhe kimik) kontrollon secilën pjesë të procesit të prodhimit (kontrolli bëhet nga lënda e parë hyrëse, përmes procesit të përpunimit, deri te produkti i gatshëm për përdorim)
3. Pajisjet më moderne
Prodhimi është ekologjikisht i pranueshëm - përgjegjës ndaj natyrës
Nuk ka çlirim të gazrave të dëmshëm në mjedisin jetësor
Të gjitha ujërat e ndotura përpunohen dhe lëshohen të pastruara në rrjedha natyrore
4. Panelet e dhomave të pastra
Tërë hapësira e prodhimit, laboratorët dhe korridoret logjistike janë rregulluar sipas standardeve të paneleve të dhomave të pastra.
Dhomat e pastra paraqesin standarde të larta të higjienës respektivisht mungesë të plotë të papastërtisë.
Kushte të ngjashme nevojiten në sallat e operimit, impiantet farmaceutike dhe pajisjet për prodhimin e komponentëve mikro-elektronike.
Panelet e dhomave të pastra nuk janë standard ose praktikë për prodhimin e ushqimit për fëmijë por janë përzgjedhja jonë për të mundësuar prodhimin e cilësisë më të lartë.
Ajri që hyn nga jashtë në “dhomë të pastër” filtrohet për të përjashtuar pluhurin, ndërsa ajri nga brenda qarkullon vazhdimisht përmes filtrave specialë.
„Dhomat e pastra nënkuptojnë standarde të larta të pastërtisë dhe higjienës, ose mungesën e plotë të papastërtisë. Kushte të ngjashme nevojiten në sallat e operimit ose në impiantet farmaceutike respektivisht aty ku higjiena është me rëndësi vendimtare.“