KARRIERA

Politika e rekrutimit dhe përzgjedhja e kandidatëve

BFF - Baby Food Factory  ofron mundësi të njëjtë për të gjithë kandidatët, sepse duam të zgjedhim bashkëpunëtorët më të mirë të cilët me njohuritë, përvojën, motivimin dhe entuziazmin e tyre do të japin vlerësimin dhe kontributin e tyre personal në punën e suksesshme të kompanisë sonë.
 

Pas pranimit të biografisë (CV-së) tuaj, nëse i plotësoni kërkesat e konkursit, hyni në procesin e mëtejshëm të përzgjedhjes që përbëhet nga disa hapa që janë të “metodës eliminuese”. Pozicione të caktuara të punës përfshijnë testime të caktuara, ndërsa numri dhe lloji i testeve varen nga specifika e vetë pozicionit të punës. 


Kandidatët që kanë kaluar me sukses procesin e përzgjedhjes do të marrin një ofertë për punë, ndërsa kandidatët tjerë që kanë përmbushur pritjet do të mbeten në databazën tonë të kandidatëve të cilët do t’i kontaktojmë kur të hapet një pozicion i njëjtë ose i ngjashëm pune. Kandidatët që nuk plotësojnë kritere të caktuara do të informohen për këtë në kohën e duhur nga sektori i Burimeve Njerëzore.