RRETH NESH

Njihuni me ne

ÇDO DITË TONËN, NE JUA DEDIKOJMË JU DHE FËMIJËS TUAJ.

Ne jemi BFF - Baby Food Factory, dhe kujdesi për ushqimin e duhur dhe të shëndetshëm të fëmijës është një nga detyrat tona më të rëndësishme. 

Ashtu si çdo nënë, edhe ne e marrim punën tonë shumë seriozisht. Ne kuptojmë plotësisht çdo nënë dhe çdo fëmijë. Ne mbështesim nënat në rolin më të bukur dhe “profesionin” më të rëndësishëm në botë. Ne i ndihmojmë ato duke prodhuar ushqim për fëmijë, në menyrë që të vegjlit, me shprehi të shëndetshme të bëhen të mëdhenj.


Ne duam që të gjithë fëmijët të kënaqën me ushqimin tonë, dhe çdo nënë të na konsiderojë një aleat të sigurtë që ofron më të mirën për fëmijën e saj.


Për të ofruar ushqimin më të mirë për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, ne kemi ndërtuar një fabrikë moderne me pajisjet më të avancuara.


Prodhimi ynë plotëson standardet ndër më të larta globale dhe lëndët e para që përdorim janë të cilësisë së parë dhe të marra vetëm nga furnizues të çertifikuar.


Prandaj, nëna të dashura, na lejoni t’ju tregojmë pse jemi përzgjedhje e shëndetshme për zhvillimin e duhur të fëmijës suaj...sepse fëmija juaj meriton më të mirën!