FABRIKA

Cilësia dhe siguria

Që nga fillimi, ne i kemi vendosur vetës standarde të larta të prodhimit dhe kemi zgjedhur një qasje të përgjegjshme në aspektin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Në procesin tonë të prodhimit, i kushtojmë vëmendje të veçantë ruajtjes së rregullsisë shëndetësore të produkteve ushqimore, gjithnjë në përputhje me standardet ndërkombëtare të përcaktuara.


Merremi me kontrollin e cilësisë me përgjegjësi të madhe. Në brendësi të fabrikës sonë veprojnë laboratorët fiziko-kimike dhe mikrobiologjike që përmbajnë pajisjet më moderne. Ne kontrollojmë rreptësisht lëndët e para hyrëse, materialet, procesin e prodhimit, si dhe kontrollin e produkteve të gatshme.

 

Kryejmë rregullisht kontrolle preventive të secilit segment të fabrikës në mënyrë që krahas mbikëqyrjes dhe mirëmbajtjes së vazhdueshme të një niveli të lartë të cilësisë, të mund të gjejmë vazhdimisht zgjidhje të reja dhe të përmirësojmë çdo pjesë të programit prodhues për të vegjlit tanë.

 

Duke respektuar standardet ISO 9001, FSSC 22000, GMP dhe parimet HACCP, fabrika jonë prodhon dhe furnizon produkte të sigurta dhe produkte me cilësi të lartë nën markën Nutrino.

 

Dokumentin mbi politikën e cilësisë dhe sigurisë shëndetësore e ka nënshkruar Drejtori Ekzekutiv i Fabrikës së Ushqimit për Fëmijë, z. Željko Ciganović.