Njihuni me standardet tona të sigurisë së ushqimit

Që nga fillimi, ne i kemi vendosur vetës standarde të larta të prodhimit dhe kemi zgjedhur një qasje të përgjegjshme në aspektin e cilësisë dhe sigurisë së ushqimit. Në procesin tonë të prodhimit, i kushtojmë vëmendje të veçantë ruajtjes së rregullsisë shëndetësore të produkteve ushqimore, gjithnjë në përputhje me standardet ndërkombëtare të përcaktuara.

Pajisjet teknologjike të gjeneratës së fundit

Sistemi ynë i prodhimit bazohet në 4 parime themelore:
1. Lëndët e para të cilësisë së lartë
2. Procesi i kontrolluar i prodhimit 
3. Pajisjet më moderne
4. Pastërtia e paneleve të dhomave

RRETH NESH

Misioni dhe vizioni

Ne jemi BFF - Baby Food Factory, dhe kujdesi për ushqimin e duhur dhe të shëndetshëm të fëmijës është një nga detyrat tona më të rëndësishme.

Ashtu si çdo nënë, edhe ne e marrim punën tonë shumë seriozisht. Ne kuptojmë plotësisht çdo nënë dhe çdo fëmijë. Ne mbështesim nënat në rolin më të bukur dhe “profesionin” më të rëndësishëm në botë. Ne i ndihmojmë ato duke prodhuar ushqim për fëmijë, në menyrë që të vegjlit, me shprehi të shëndetshme, të bëhen të mëdhenj.

MËSONI ME SHUMË